Guardiola pas barazimit: Njerëzit presin të fitojmë nga 0:4

Futboll

Guardiola pas barazimit: Njerëzit presin të fitojmë nga 0:4

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 12:06
Guardiola pas barazimit: Njerëzit presin të fitojmë nga 0:4

Manchester City ka barazuar 1-1 kundër Leipzig-ut në përballjen e tyre të parë në fazën e 1/8-ve në Champions League.

Ky rezultat është parë si një dështim në sytë e opinionit sportiv, por jo për Pep Guardiolën.

Trajneri spanjoll ka deklaruar pas përfundimit të ndeshjes se njerëzit presin që City të fitojë me goleada, por diçka e tillë nuk është e lehtë për t’u realizuar në këtë kompeticion.

“Çfarë prisnit ju? Që do të luanim një ndeshje miqësore këtu?

Njerëzit presin që ne të vijmë këtu dhe të fitojmë 0-5. Nuk është ky realiteti.

Është një kompeticion që në fazën e grupeve shumë ekipe janë eliminuar. Jemi një ekip i mirë që bëjmë shumë-shumë gjëra të mira dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Njerëzit presin që ne të vijmë këtu dhe të fitojmë 0-4. Më falni, por nuk mund ta bëjmë këtë”, ka deklaruar Pep Guardiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat