Reagojnë ashpër në Izrael pas sfidës me Kosovën: Zahavi i vetëm në dhomë

Futboll

Reagojnë ashpër në Izrael pas sfidës me Kosovën: Zahavi i vetëm në dhomë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 mars 2023 Në ora: 20:48
Pamje nag ndeshja Izraeli - Kosova

Në Izrael tifozët nuk pajtohen me barazimin 1:1 në përballje me kombëtaren e Kosovës.

Barazimi i ka tronditur izraelitët për faktin se kanë pritur fitore në hapje të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Ka reagime të shumta për barazimin e mbrëmshëm në Tel Aviv para 30 mijë shikuesve.. 

Disa thonë se sulmuesi Eran Zahavi i Maccabit Tel Aviv është si shpëtues që nuk ishte ftuar për sfidën me Kosovën.

Jonathan Nimrodi, ka shkruar mes të tjera në Twitter: “Përfundojmë fushatën më të lehtë në histori tashmë në raundin e parë (do të përfundojmë në vendin e 4-të).

Dështimi më i madh në historinë e sportit izraelit”.

Asaf Yanko ka shkruar ndër të tjera: “Nuk ka pasur kurrë një stol kaq të dobët për skuadrën”.

Një komentues tjetër shkruan: “Eran Zahavi e shikon ndeshjen i vetëm në dhomë”.

Yotamwo shkuan: “Po, është e qartë se Eran Zahavi është ai që do ta shpëtojë këtë ekip”.

Jacob Ziv ka shkruar: “Nëse nuk e mposht Kosovën në shtëpi, nuk je më në gjendje të mirë për t'u ngjitur.

Ajo që është e qartë është se kjo skuadër është e ardhmja e Izraelit, por për të pasur sukses në të tashmen duhen 2-3 veteranë që gjithashtu luajnë mirë.

Të duhet Eran Zahavi në skuadër, të duhet Omar Atzili në skuadër".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat