Plas skandali në Izrael, ish-portieri i kombëtares arrestohet për përdhunim

Futboll

Plas skandali në Izrael, ish-portieri i kombëtares arrestohet për përdhunim

Më: 13 prill 2023 Në ora: 12:26
Boris Klaiman

Një skandal ka ndodhur për futbollin izraelit, me ish-portierin e kombëtares Boris Klaiman që është arrestuar për sulm se*sual.

Gardiani i Volos në Greqi është përfshirë në një tentativë për përdhunim ndaj një vajze 17-vjeçare në një klub nate të Athinës.

Gjithashtu autoritetet gjetën substanca narkotike që po i mbante Klaiman, duke e arrestuar atë menjëherë.

Siç ka dëshmuar 17-vjëeçarja, ajo ishte në një udhëtim shkolle në Athinë dhe në klubin e natës ishte ngacmuar nga portieri 32-vjeçar.

Kur ajo i tha për moshën Klaimanit, ai e sulmoi menjëherë se*sualisht të miturën.

Për këtë gjë ajo e denoncoi menjëherë portierin e Volo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat