Vashat e Barcelonës arrijnë në finale të Ligës së Kampionëve për femra

Futboll

Vashat e Barcelonës arrijnë në finale të Ligës së Kampionëve për femra

Më: 27 prill 2023 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes vashave të Barcelonës dhe atyre të Chelseat, ku kjo e fundit u eliminua nga Liga e Kampionëve për femra.

Pavarësisht se barazoi 1:1 si mysafire në “Camp Nou”, skuadra e femrave e Chelseat u eliminua në gjysmëfinale të kësaj gare..

Vashat e Barcelonës e fituan ndeshjen e parë në Londër kundër Chelseat me rezultat minimal, dhe barazimi sot nënkupton që ato vazhdojnë tutje në finale duke e eliminuar Chelsean me rezultat të përgjithshëm 2:1 brenda dy ndeshjeve.

Golin për Barçën e shënoi Caroline Hansen (minuta e 63’), ndërsa golashënuese te Chelsea ishte Guro Reiten (minuta e 67’).

Me këtë fitore, vashat e Barcelonës e arrijnë finalen e Ligës së Kampionëve për femra, ndërsa atje e presin fituesin në ndeshjen mes Wolfsburgut dhe Arsenalit.

Rezultati final i ndeshjes 1:1

Rezultatin i përgjitshëm 2:1 në favor të Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat