Kalabria: Interi ekip i madh, presioni është i kuptueshëm

Futboll

Kalabria: Interi ekip i madh, presioni është i kuptueshëm

Më: 9 maj 2023 Në ora: 20:13
Kalabria

Milani dhe Interi do të “përplasin brirët”, në dy ndeshje gjysmëfinale të Championsit që pritet të dhurojnë një spektakël të vërtetë. Para duelit të parë, përkrah trajnerit të kuqezinjve Pioli, në konferencë ka dalë edhe kapiteni, Davide Kalabria.

“Championsi është kompeticioni më i rëndësishëm, por ne duhet ta konsiderojmë atë si një pikënisje dhe të luajmë në këtë event çdo sezon. Çdo derbi sjell presion të madh dhe ta luash atë në Europë është një mundësi unike.”

Interi– “Ata janë një ekip cilësor, një ekip i madh. Këtë vit pika e referimit tek Interi është Lautaro Martinez.

Ai po bën një sezon të jashtëzakonshëm, dhe për më tepër, ai fitoi Kupën e Botës.

Unë dhe Dimarko e kemi sfiduar njëri-tjetrin kur kemi qenë të vegjël. Do të jetë një sfidë e bukur, dy italianë, një tifoz i Milanit dhe një tifoz i Interit.”

Kapiten– “Të jesh kapiten i një prej klubeve më të mira në botë, është diçka shumë e madhe. Është ëndrra e jetës sime. Kur isha fëmijë, nuk kisha guximin as t’i afrohesha Maldinit.

Tani kemi një marrëdhënie të sinqertë, nëse na duhet diçka ai është aty”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat