Henry: De Bruyne është lojtari më i zgjuar që kam parë ndonjëherë

Futboll

Henry: De Bruyne është lojtari më i zgjuar që kam parë ndonjëherë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 15:14
Henry e de Bruyne

Së bashku me Camavinga, Vinicius, Ederson, Courtois e Rodri, ndër më të mirët në fushë mbrëmjen e djeshme në sfidën Real Madrid-Manchester City ishte dhe “arkitekti” i mesfushës së “qytetarëve”, Kevin de Bruyne.

“Fantazisti” belg ishte autori i goli të mrekullueshëm të barazimit për “qytetarët”, goli që u vu re dhe nga legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, i cili në komentin e tij pas ndeshjes së Champions League, nuk nguroi as të “lavdëronte” performancën e De Bruyne.

“Nuk mendoj se bëri një lojë të shkëlqyer në përgjithësi, por shënoi një gol të rëndësishëm.

Kjo është arsyeja pse unë them se ai është lojtari më i mirë dhe më i rëndësishëm në këtë ekip.

Mendoj se “vizioni” i Kevin është më i miri që kam parë ndonjëherë.

Asnjëherë nuk e dini se çfarë po mendon, ndonjëherë duket sikur ai është diku tjetër.

Unë mendoj se ai është lojtari më i zgjuar që kam parë ndonjëherë në jetën time, ai është nga një planet tjetër”,- u shpreh Henry pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat