Kartoni i kuq dhe performanca e dobët, largimi i Gagliardinit nuk do t’i bëjë përshtypje tifozëve të Interit

Futboll

Kartoni i kuq dhe performanca e dobët, largimi i Gagliardinit nuk do t’i bëjë përshtypje tifozëve të Interit

Më: 22 maj 2023 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Dalja nga fusha e lojës ditën e djeshme kudnër Napolit pas një kartoni të kuq i vendos kapakun largimit të tij nga San Siro. Kontrata e Gagliardinit me Interin skadon më 30 qershor dhe klubi ka vendosur të mos rinovojë me të dhe sipas “Gazzetta dello Sport” ky vendim vjen pas një performance gjithnjë e në rënie të meshfushorit italian.

Kartoni i kuq i djeshëm ishte i pari i tij në Serie A pas 169 paraqitjeve, duke zgjedhur kohën e gaubar për të ndërhyrë.

Maujt e fundit, Monza dhe Lazio kanë krijuar interes për të dhe Gagliardini duhet të fillojë të mendojë për klubin e tij të ri se cili do të jetë.

Ai deri më tani ka 16 gola në 187 ndeshje, por duke lexuar reagimet e tifozëve të Interit, duke se largimi i tij nuk do t’i bëjë përshtypje askujt, madje do t’i sjellë gëzim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat