Lojtari shqiptar para finales së Europa League: Nuk do të jeni kurrë vetëm

Futboll

Lojtari shqiptar para finales së Europa League: Nuk do të jeni kurrë vetëm

Më: 31 maj 2023 Në ora: 11:39
Marash Kumbulla

Pasi festoi Ligën e Konferencës, për më shumë në Tiranë, për Marash Kumbullën ky fundsezoni ishte i pafat, si rrjedhojë e dëmtimit të pësuar dhe operimit, i cili do ta lërë jashtë për një periudhë shumë të gjatë (rikthimi parashikohet për në janar 2024).

Gjithsesi, pasi skuadra dhe kapiteni Lorenco Pelegrini nuk harroi që të shpalosë bluzën e Marashit në festën e bërë në dhomat e zhveshjes, pas arritjes në finalen e Europa League, dje ishte radha e mbrojtësit të Kombëtares sonë, për të uruar dhe frymëzuar shokët e tij që do të zbresin mbrëmjen e sotme në fushë:

“Kurrë nuk do të jesh vetëm. Shkojmë në Budapest për ne dhe për të gjithë ju.

Prandaj, forca Roma, fito për të gjithë ne”, ishte postimi i 23-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat