Aliji: Sileksi është klubi i madh, nuk meriton njerëz të vegjël!

Futboll

Aliji: Sileksi është klubi i madh, nuk meriton njerëz të vegjël!

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 21:32
Burhan Aliji

Futbollisti i njohur kumanovar, Burhan Aliji, është ndarë me Sileksin pas dy vitesh.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti kumanovar në profilin e tij në facebook.

"Gjatë këtyre dy viteve të mira desha ta falënderoj kryetarin e klubit dhe ish bashklojtarët e mi.

Unë mendoj se e kam dhënë maksimumin dhe kam qenë i sinqertë me atë cka e kam bërë gjatë këtyre dy viteve, edhe pse disa individ të caktuar nuk e kanë vlerësar mundin tonë dhe sakrificat që i kemi bë për klubin.

Nuk dua ta zgjasë shumë, por këto gjashtë muajt e fundit ndodhën gjëra të çuditshme në klub që nuk i kishim paramenduar se do të ndodhin.

Megjithatë, nuk ka problem, secili do të mbaj përgjegjësi për atë çfarë ka ndodh, me rëndësi është se unë e kam kryer punën me profesionalizëm e sinqeritet dhe jam i lumtur për këtë.

Sileksit i dëshiroj suksese, pa marr parasysh çfar ka ndodh, Sileksi është klub i madh dhe nuk meriton njerëz të vegjël", ka shkruar Aliji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat