Lineker: Lojtarët zgjedhin Arabinë për të ‘vdekur’ sportivisht

Futboll

Lineker: Lojtarët zgjedhin Arabinë për të ‘vdekur’ sportivisht

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 15:07
Lineker

Legjenda angleze, Gary Lineker mendon se liga arabe është një ligë ku lojtarët shkojnë për të vdekur sportivisht. Ne një intervistë të dhënë për “The Sun” ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Tottenham-it është shprehur se trendi i lëvizjes së lojtarëve drejt Arabisë Saudite është identik me atë të MLS apo ligës kineze, nga ku lojtarët përfitojnë vetëm nga ana financiare.

“Liga e Arabisë Saudite nuk është gjë tjetër veçse kampionati më i fundit ku lojtarët shkojnë për të “vdekur” sportivisht, është si rasti i MLS apo ligës kineze disa vite më parë.

Edhe unë luajta në ligën japoneze, por e bëra në fundin e karrierës, ndërsa tani është e trishtë të shohësh lojtarë të rinj të cilët shkojnë për para aty. Unë për vetë nuk do e bëja kurrë.

E kuptoj që janë oferta të cilat janë të vështira për t’u refuzuar, pasi ju garanton lojtarëve të ardhura për të siguruar familjen, por aty vdes sportivisht”, tha Lineker.

Ish-lojtari i përfaqësueses angleze ka luajtur në Europë për ekipe si: Leicester City, Everton, Barcelona apo Tottenham Hotspur ku ka bërë gjithsej 443 paraqitje si dhe ka shënuar 234 gola. Ndërsa karrierën si profesionist e ka mbyllur në Japoni me Nagoya Grampus.

Me “Tre Luanët”, Lineker ka bërë 80 paraqitje dhe ka arritur të shënojë 48 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat