​Batatina shpalos planin për “ringjalljen” e Kosovës: 50 përqind lojtarë të Superligës

Futboll

​Batatina shpalos planin për “ringjalljen” e Kosovës: 50 përqind lojtarë të Superligës

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 11:05
Tahir Batatina

Derisa Federata e Futbollit të Kosovës tashmë është në kërkim të një trajneri të ri për kombëtaren pas largimit të Primoz Glihas, një kandidaturë e ofruar është ajo e Tahir Batatinës.

Trajneri i Llapit në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se nëse i besohet kjo detyrë, ai do të punon që Kosova të ndjekë rrugën e Kroacisë, shtet ky që sot është ndër më të fuqishmet ën botën e futbollit.

Batatina: Kosovën do ta bëja si Kroacia e Dalicit

“Nuk i frikësohem fare kombëtares, jam në gjendje ta marrë kombëtaren dhe të sjellë diçka risi siç ka sjellë Dalici te kombëtarja e Kroacisë, sepse Dalici të njëjtën gjë e ka bërë të Kroacia, shikoni ku është sot Kroacia. Por mendoj, atë që kam kërkuar që në momentin që Batatina do të vije në kombëtare do të jenë disa kritere të cilat ne do t’i aplikojmë para se të vijmë me një staf shumë profesional, menaxhues dhe me kritere shumë të qarta rreth kombëtares. Por këta djem duhet një energji pozitive ta marr dhe ta rikthej kombëtaren në nivelin më të lartë të mundshme duke e ditur se ka rënë niveli i kombëtares dhe djemve ne motivim. Një motivim dhe organizim i tillë e ndihmon kombëtaren tonë që t’i arrijmë objektivat prapë dhe të jemi konkurrues edhe në botëror edhe në evropian.”, tha Batatina.

Ai ka shtuar se po kërkon timonin e Dardanëve për t’i rikthyer ata në rrugën e suksesit dhe për të treguar vlerat e tij si trajner.

Batatina: Kërkoj hapësirë që t’i tregoj vlerat te kombëtarja

“Pse të mos e bëj një organizim tek kombëtarja dhe në momentin që e bëjë një organizim te kombëtarja të mirëfilltë, e rikthej kombëtaren në kulmin e suksesit, e rikthej kombëtaren që të kualifikohet në evropian dhe botëror, nëse Batatina do të thotë ‘urdhëroni dhe kush të do le të vije te kombëtarja’. Por, nuk duhet të zhgënjehet ky popull, ky vend që të vijnë trajnerë dhe të na shesin mend neve sepse niveli i futbollit të Kosovës ka avancuar dhe ne tani ne kemi nivel për të cilin fare nuk i frikësohem kombëtares. Shpresoj që sot ose nesër, kur do të jem te kombëtarja t’i tregoj vlerat e një trajneri në manaxhim, udhëheqje dhe të rezultateve të cilat i kam treguar edhe te skuadra e Llapit.”, ka shtuar Batatina.

Batatina ka zbuluar se ende nuk është kontaktuar nga drejtuesit e FFK-së, derisa ka apeluar që assesi të mos emërohet sërish trajner i huaj në krye të Kosovës.

Batatina: Është momenti që kombëtarja t’iu besohet trajnerëve vendor

“Federata numrin e Batatinës e ka gjithmonë dhe ata ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje në këtë drejtim. Sido që të jetë, ata e mbajnë përgjegjësinë. Unë, kushdo që të jetë trajner do ta mbështes dhe do ta përkrahi Kosovën, Kosova është e imja. Më dhemb shumë sepse Gliha shkoi, Giresse shkoi, Kosova nuk u kualifikua, ne jemi këtu bashkarisht, unë dhe ti, qytetarët e Kosovës, njerëzit e futbollit jemi në Kosovë dhe ata farë as në televizion nuk e shohin Kosovën, por mua më dhemb. Federata nuk duhet të ngutet e të marrë trajner të huaj sepse do ta kemi dështimin e radhës...Federata vendos, ata janë njerëzit që vendosin, ata marrin përgjegjësi për rezultate e mos-rezultate, por mendoj që jemi në kulmin e një procesi kur ne duhet ta bëjmë një hap dhe hapi i radhës, a do të jetë Batatina, a do të jete Ilir Daja, apo kushdo tjetër një trajner shqiptar nuk është me rëndësi do ta përkrahi, por mendoj që është momenti për të na besuar trajnerëve tonë vendor.”, deklaroi Batatina.

Madje, Batatina garanton që do të ishte edhe faktor i rikthimit të harmonisë dhe besimit brenda kombëtares dhe që do t’i bënte lojtarët që të vdesin në fushën e lojës për Kosovën.

Batatina: Garantoj që do t’i bëjë lojtarët të vdesin në fushë për Kosovën

“Të garantoj që me një telefonatë do të ngutën për t’i marr biletat për t’u takuar me Batatinën këta lojtarë. Me të gjithë lojtarët e kombëtares kam kontakte të jashtëzakonshme, të gjithë e duna me zemër dhe me shpirt Kosovën, të gjithë kanë qenë të mllefosur për mos rezultatet, të gjithë kanë qenë të zhgënjyer për mos rezultate. Ata djemë fare nuk janë fajtor, ata djemë nuk duhet të akuzohen sepse janë ushtarët më të mirë të shtetit Kosovës dhe të kombëtares sonë. Ata djemë duhet t’i ofrojmë dhe atyre mund t’ua rikthej besimin dhe iu garantoj që do ta rikthej një besim për të cilin do të jenë në gjendje të vdesin në fushë për shtetin dhe për emblemën e Kosovës, për stemën që ne e mbajmë, sepse këta trajnerë që kanë ardhur nuk kanë ditur dhe nuk kanë pasur ide se si t’i motivojnë këta djemë”, theksoi më tutje trajneri i Llapit.

Në planin e tij, Batatina ka bërë të ditur se parasheh që gjysma e lojtarëve të ftuar nga ai në kombëtare do të ishin nga Superliga e Kosovës.

Batatina: 50 përqind e futbollistëve të kombëtares do të ishin nga Superliga e Kosovës

“Të garantojë që 50/50, automatikisht 50 përqind do të jenë të Superligës së Kosovës, 50 përqind do të jenë lojtarët të cilët kanë formë optimale nëpër skuadrat e tyre. Ata lojtarë që kanë formën optimale në Superligën e Kosovës iu garantoj për çdo skuadër, Dritës, Gjilanit, Prishtinës, Llapit, Ballkanit të gjitha skuadrave do t’i angazhojë te kombëtarja dhe iu garantoj që me ata djemë që do t’i angazhojnë nga Superliga e Kosovës bashkarisht me yjet që i kemi si Amir Rrahmanin, Muriqin, Zhegrovën që nuk duhet fare të mendohet ndryshe pa këta djemë të cilët janë top lojtarë, që kanë dalë nga liga e Kosovës dhe më këta djemë do të bëhet një kombëtare e cila ndoshta do të jemi befasi edhe e botërorit edhe e evropianit”, ka thënë në fund Batatina.

Ai gjithashtu shtoi se nëse do t’i besohej detyra e trajnerit të kombëtares, nuk do të ishte krye të Llapit pasi do t’i përkushtohej me orar të plotë punës me Dardanët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat