Henry: Xavi, je krenar për veten!

Futboll

Henry: Xavi, je krenar për veten!

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 18:38
Thierry Henry

Thierry Henry ka vetëm fjalë të mira për Xavin, me të cilin ka luajtur dhe fituar te Barcelona.

Ish-kapiteni mban postin e trajnerit tek ekipi katalanas, por në verë do të largohet. Siç lajmëroi ditë më parë.

44-vjeçari është përballur me shumë kritika në periudhën e fundit, ndërkohë që ish-sulmuesi francez mendon ndryshe, duke e konsideruar shumë të mirë punën e tij në stolin e Barçës.

“Nuk më intereson se çfarë flasin njerëzit, unë jam i befasuar nga puna që po bën. Ti fitove titullin. Duhet të jesh krenar, dhe unë e di që je”, iu drejtuar Henry pas barazimit 1-1 kundër Napolit në Champions.

Elozhet e drejtpërdrejta vazhdojnë: “Jam shumë krenar që kam ndarë fushën me ty. Mësova shumë prej teje gjatë aventurës te Barcelona. Nuk e harroj ditën kur erdhe dhe më the:

‘Fol pasi të kesh fituar diçka këtu. Atëherë do e kuptosh se çfarë do të thotë Barcelona’. Truri yt është i dyti vetëm pas Pep Guardiolës sa i përket mënyrës se si e sheh futbollin”.

Fjalë që i ngrohën zemrën Xavit, i cili falënderoi mikun e tij. “Titi, i vlerësoj shumë fjalët e tua. Ti e di që të dua shumë. Ke patur një ndikim të madh te Barça dhe na ke ndihmuar shumë. Je një mik fantastik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat