Federata befason futbollistët kuqezi, i bën bashk me familjarët

Futboll

Federata befason futbollistët kuqezi, i bën bashk me familjarët

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 16:07
Pamje

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë sonte në orën 21:00 takimin e parë të Kampionatin Europian 2024, ku do të përballet me Italinë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Pasi mbaroi seanca e fundit stërvitore e ekipit, lojtarët janë përballur me një surprizë të organizuar nga Federata e Futbollit të Shqipërisë.  

Familjarët e futbollistëve por edhe të stafit teknik u janë bashkuar atyre duka ndarë disa çaste të bukura bashkë.

Një motivim i nevojshëm ky përballë një sfide delikate me “axurrët”, ku lumturia duket qartë në fytyrat e “kuqezinjve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat