Legjenda e futbollit rumun, Adrian Mutu, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares rumune, me 35 gola, sa ka edhe Gica Hagi, ka nxjerrë konkluzionet e para pas ka shikuar ndeshjen me Kosovën.
Mutu ka mbetur i impresionuar nga loja e Rumanisë dhe beson se “trikolorët” e kanë treguar vlerën e tyre ndaj Kosovës.
Mutu befason me një shprehje për kombëtaren e Kosovës.
“Nuk kemi çfarë të themi.
Para së gjithash, rezultati i thotë të gjitha. Më pëlqeu skuadra jonë, më pëlqeu mënyra se si luanin.
Nuk e di nëse Kombëtarja e Kosovës ka pasur ditën e saj më të mirë...”, tha Mutu, transmeton mediumi rumun “Sport.ro”.
“E kapëm mirë kundërsulmin dhe mendoj se jemi më të vlefshëm se ata. Iu tregova edhe mbrëmë.
Jo domosdoshmërisht një nga ndeshjet më të mira të kombëtares në vitet e fundit. Më pëlqeu pjekuria që treguan”, tha Mutu, për ‘Fanatik.ro”.