E dhimbshme: Vdes gjyqtari i ri i futbollit, Rilind Berisha

Futboll

E dhimbshme: Vdes gjyqtari i ri i futbollit, Rilind Berisha

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 14:53
Rilind Berisha.

Futbolli kosovar është zgjuar me një lajm të kobshëm sot, pikërisht në ditën e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Është ndarë nga jeta në moshë të re gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Rilindjes, Faruk Statovci përmes rrjeteve sociale.

“Lindi na thev shpirti me ikjen tend, allahu te qofte ne lula te xhenetit”, shkroi ish-futbollisti i njohur kosovar.

Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës, përmes kryetarit Agim Ademi, i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha dhe komunitetit të futbollit për humbjen e hershme të gjyqtarit me perspektivë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat