Goli kundër Shqipërisë, Myles Lewis-Skelly thyen rekordin te Anglia

Futboll

Goli kundër Shqipërisë, Myles Lewis-Skelly thyen rekordin te Anglia

Më: 21 mars 2025 Në ora: 22:01
Pamje nga ndeshja

Myles Lewis-Skelly zhbllokoi sfidën në përballjen që Shqipëria po luan kundër Anglisë.

Lojtari i Anglisë ka vendosur rekord të ri për “Tre Luanët”, ndërsa kronometrohej minuta e 19-të.

Myles Lewis-Skelly është zyrtarisht lojtari më i ri, që shënon në debutim me Anglinë.

Mbrojtësi i Arsenalit, që ka 18 vite dhe 176 mbi supe, kalon Markus Rashford.

Rashford e mbante rekordin me 18 vite dhe 209 ditë, në një ndeshje kundër Australisë. Ndaj këtyre të fundit, shënonte në vitin 2016.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat