Turpi i madh me flamurin e Kosovës para ndeshjes Islandë - Kosovë

Futboll

Turpi i madh me flamurin e Kosovës para ndeshjes Islandë - Kosovë

Nga: K. Goca Më: 23 mars 2025 Në ora: 15:34
Pamje, sot vendoset flamuri ynë

Gjithmonë problem flamuri i Kosovës në shtetin spanjoll!

Sot luhet ndeshja mes kombëtares së Islandës dhe Kosovës.

Ndeshja luhet në orën 18.00 në stadiumin në Murcia.

Image

Dje

Pa flamur e me fusnotë, Kosova “provokohet” në Spanjë nga Islanda!

Cili është turpi para kësaj ndeshje jetike për të dy kombëtaret?

Arlind Sadiku, gazetar, njofton për skandalin.

“Përpos emrit me fusnotë, dje nuk ishte prezent flamuri i Kosovës në stadium gjatë stërvitjes.

Sipas rregullores, UEFA detyron organizatorin, në këtë rast Islandën, që vetëm në ditën e ndeshjes ta vendos flamurin e shtetit mysafir”, ka shkruar Sadiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat