Sokoli: Paraqitja në Ligën B do ta kalitë kombëtaren e Kosovës

Futboll

Sokoli: Paraqitja në Ligën B do ta kalitë kombëtaren e Kosovës

Më: 23 mars 2025 Në ora: 23:11
Bylbyl Sokoli

Trajneri i mirënjohu Bylbyl Sokoli është shprehur i lumtur me kalimin e Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve, por ka thënë se tashmë atje do ta presin sfida të shumta.

“Liga B është ligë më e fortë, do të ketë punë me kombëtare më të forta.

Besoj se kjo do të jetë më mirë për Kosovën, do ta kalitë dhe do të përfitojë përvojë më shumë”, ka thënë Sokoli.

Kosova kaloi në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi e mposhti 5-2 Islandën pas dy ndeshjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat