Amorim për Rashfordin: I lumtur kur huazimet tona luajnë mirë

Futboll

Amorim për Rashfordin: I lumtur kur huazimet tona luajnë mirë

Më: 1 prill 2025 Në ora: 06:56
Rúben Amorim

Trajneri i Manchester United-it, Rúben Amorim, është pyetur për formën e mirë të Marcus Rashford te Aston Villa, por ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Jam i fokusuar te ekipi im dhe te lojtarët e mi. Rashford nuk është lojtari im për momentin”, tha Amorimi.

“Sigurisht, jam i lumtur kur lojtarët tanë luajnë mirë në huazim”.

Anglezi u huazua te Villa gjatë janarit dhe po shënon paraqitje të mira në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat