Matthaus për hipotezën Neymar-Bayern: Nuk kemi nevojë për showmen

Futboll

Matthaus për hipotezën Neymar-Bayern: Nuk kemi nevojë për showmen

Më: 10 prill 2025 Në ora: 22:05
Lothar Matthäus

Ish-lojtari i Bayern, Lothar Matthäus ka shprehur pikëpamjet e tij për nënshkrimin e mundshëm të lojtarëve ndërkombëtarë, veçanërisht Neymar, për ekipin e Kompany. “Bayern nuk ka nevojë për showmen.

Neymar mendon shumë për veten e tij. Bayerni është një familje. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin”.

“Neymar është më i përqendruar te vetja sesa te skuadra.

Klubi ynë nuk ka nevojë për një lojtar që vendos interesat e tij mbi ato të ekipit”, tha Matthäus për ESPN.

Kujtojmë se në janar të këtij viti, Neymar u rikthye te Santos, aty ku filloi karrierën e tij. Ai më parë ka luajtur edhe për Al-Hilal, PSG dhe Barcelonën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat