Thierry Henry në bisedime për tu bërë trajner i skuadrës gjermane

Futboll

Thierry Henry në bisedime për tu bërë trajner i skuadrës gjermane

Më: 24 prill 2025 Në ora: 19:50
Thierry Henry

Thierry Henry pritet të rikthehet në postin e trajnerit.

Ish-legjenda e Arsenalit, i cili aktualisht është i lirë, mund të jetë trajner i skuadrës gjermane, RB Leipzig, në sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e Red Bull tani janë duke punuar në mënyrë aktive për emrin e trajnerit të ri, pas shkarkimit të Marco Rose.

Oliver Glasner i Crystal Palace dhe Cesc Fabregas i Comos, janë shpallur në listën e ngushtë të Leipzigut, duke mos lënë anash as Henryn, i cili ka pasur diskutime me drejtuesit e klubit gjerman.

Po ashtu, raportohet se së fundmi, Jürgen Klopp, i cili është bërë kreu i futbollit të firmës austriake, ka planifikuar një takim me francezin, për të diskutuar një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat