Manaj tregon se çka i ndodhi pasi e humbi penalltinë ndaj Serbisë

Futboll

Manaj tregon se çka i ndodhi pasi e humbi penalltinë ndaj Serbisë

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 11:23
Manaj kur e humbi penalltinë

Sulmuesi Rei Manaj, u gradua kapiten, në duelin ndaj Letonisë, ku Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi 1:1.

“Nuk kam fjetur fare”, ftregon Rei Manaj për penalltinë e humbur ndaj Serbisë!

“E dinim që ishte një ndeshje e vështirë.

Njerëzit mendonin se do të fitonim shumë lehtë.

Patëm raste, duhet të synojmë vendin e dytë. Mbas penalltisë nuk ka fjetur fare gjumë. Gjysma e njerëzve disa gjëra nuk i kuptojnë. I pranoj kritikat.

Ka lojtarë me eksperiencë në ekip dhe lojtar të rinj. Ne më të vjetërit, duhet ta marrim situatën në dorë.

Mbase jemi të ngarkuar. Në shtator t’i futemi fortë dhe të synojmë vendin e dytë, sepse është një shans i artë për të shkuar në Botëror.”

“Shiriti? Ndeshjen e parë me Kombëtaren e kam luajtur në 2015, kam gati 10 vite. Folëm me stafin dhe më të gjithë, nuk është se më futi nën presion shiriti”, u shpreh Manaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat