Vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral

Futboll

Vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 11:47
Pamje e fushës

Në kompleksin sportiv “Shefqet Lamcja” vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral.

Aktualisht, po punohet për ndërtimin e bazamentit dhe hedhjen e shtresave të para të granilit.

Paralelisht, janë duke u kryer punimet për sistemin e drenazhimit.

FSHF dhe Bashkia Elbasan kanë ndërhyrë edhe në dhomat e zhveshjes së kompleksit, duke i modernizuar ato për të ofruar kushte sa më të mira për futbollistët.

Punimet pritet të përfundojnë së shpejti dhe sipas parashikimeve, gjithçka do të jetë gati për sezonin e ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat