Gianni Infantino konfirmon: Donald Trump do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës

Futboll

Gianni Infantino konfirmon: Donald Trump do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës

Më: 12 korrik 2025 Në ora: 18:01
Donald Trump e Gianni Infantino

Gianni Infantino konfirmon: Donald Trump do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube, ku Chelsea dhe PSG do të përballen për trofeun.

“Presidenti Trump do të jetë në finale. Ai e do futbollin,” ka deklaruar Infantino, duke nënvizuar se pjesëmarrja e Trump është një tjetër dëshmi e rritjes së ndikimit dhe popullaritetit të futbollit në SHBA.

Pritet që prania e ish-presidentit të sjellë vëmendje të madhe mediatike në këtë ngjarje, që tashmë ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm falë përballjes mes dy gjigantëve europianë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat