Shqiptarët e Luganos zhgënjejnë në duel me Clujn e Meriton Korenicës

Futboll

Shqiptarët e Luganos zhgënjejnë në duel me Clujn e Meriton Korenicës

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2025 Në ora: 22:45
Lugano

Skuadra rumune, CFR Cluj, ka befasuar duke luajt baras (0:0) me ekipin e Luganos, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Europa League në futboll.

Vendasit zhgënjyen për faktin se llogariteshin si favorit ndaj skuadrës Cluj.

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Uran Bislimi e Ezgjan Alioksi, u paraqitën nga minuta e parë.

Uran Bislimi është zëvendësuar në minutën e 82-të. 

Meriton Korenica u paraqit titullar për skuadrën rumune dhe është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 81-të. Mysafirët u dështuan nga penalltia në minutën e 11-të, Muhar u tregua i pasaktë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat