Mbrëmje magjike për Myrto Uzunin, sulmuesi i Kombëtares shënon gol dhe dhuron asist në ndeshjen e MLS-së

Futboll

Mbrëmje magjike për Myrto Uzunin, sulmuesi i Kombëtares shënon gol dhe dhuron asist në ndeshjen e MLS-së

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 08:38
Myrto Uzuni

Për Myrto Uzunin e mbrëmshmja ishte natë magjike në aspekt personal.

Ai arriti të shënojë gol dhe të asistojë në humbjen e skuadrës së tij, Austin në transfertën me Montrealin.

Në minutën e 40′, sulmuesi i Kombëtares ndodhej në zonën e portierit teksa mori një pasim shumë të mirë për të dërguar topin në rrjetë.

Në të 77′ pas një kundësulmi të skuadrës së tij, beratasi i nxjerr një top fantastik në zonë Volfit, i cili nuk gabon për të dërguar shifrat në 3-2.

Kështu u mbyll dhe ndeshja e vlefshme për javën e 26-të në MLS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat