Szoboszlai shënon eurogol, Liverpooli fiton derbin e madh anglez

Futboll

Szoboszlai shënon eurogol, Liverpooli fiton derbin e madh anglez

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2025 Në ora: 19:20
Szoboszlai

Finishi i kobshëm për Arsenalin e trajnerit Mikel Arteta.

Liverpooli ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj Arsenalit, në ndeshjen që u luajt në një atmosferë të zjarrtë në “Anfield”. 

Futbollisti Dominik Szoboszlai është kreator i fitores. 

Reprezentuesi hungarez goditi me mjeshtri nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra duke dërguar topin në këndin e epërm të djathtë, 1:0 në minutën e 83-të.

Pas javës së tretë në Premier League., Liverpool, kryeson me 9 pikë e Arsenali gjendet në vend të tretë me 6 sosh. Arsenali njoftohet me humbjen e parë në kampionat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat