Serbët sulmojnë Dragan Stojkoviqin, humbja më e rëndë në histori nga shqiptarët

Futboll

Serbët sulmojnë Dragan Stojkoviqin, humbja më e rëndë në histori nga shqiptarët

Nga: K.Goca Më: 11 tetor 2025 Në ora: 22:57
Pamje nga ndeshja

Mediumet serbe hidhen kundër Dragan Stojkoviqit - PIksit, selektorit të Serbisë. 

Nuk e përtypin dot humbjen në Leskovc me rezultat 1:0 nga Shqipëria, në ndeshjen e vlefshme të Grupit K të kualifikuesve për Kampionatin Botëror në futboll. 

“Serbia pësoi një nga disfatat më të rënda në histori: Piksi, është koha! Shqipëria fitoi në Leskovc dhe i eliminoi “Shqiponjat’ nga Kupa e Botës”, shkruan media serbe “Kurir”.

“"Shqiponjat" mposhten në Leskovc, tifozët drejtojnë gishtin nga Piksi”.

Futbollistët serbë u mposhtën nga Shqipëria me rezultat 1:0, dhe tifozët pa mëdyshje e drejtuan fajtorin kryesor te trajneri”, shkruan media serbe “Sportinjo”.

“Shok, Shqipëria fiton ndaj Serbisë" - shkruan “Veçernj Novosti”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat