Xherdan Shaqiri paralajmërona ardhjen në Kosovë, kjo është arsyeja 

Futboll

Xherdan Shaqiri paralajmërona ardhjen në Kosovë, kjo është arsyeja 

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 18:31
Xherdan Shaqiri

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, mund të vijë në Kosovë për një arsye!

Në javën e tretë të nëntorit do të luhen ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Botëror. 

Zvicra do të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës, ku do të ndeshet me 18 nëntor me Dardanët.

“E shikoj çdo ndeshje të Zvicrës, me plot emocione. 

Mund që të udhëtojë në Kosovë si shikues për ndeshjen e fundit të kualifikimeve të Kupës së Botës”, ka thënë mes të tjera Shaqiri për mediumin zviceran “Tages-Anzeiger”.

Zvicra kryeson Grupin B me 10 pikë, ka tre më shumë se Kosova, Sllovenia renditet në vend të tretë me 3 pikë dhe Suedia në fund me 1 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat