Kola në reanimacion, gazetari zbulon bisedën e fundit nga spitali

Futboll

Kola në reanimacion, gazetari zbulon bisedën e fundit nga spitali

Më: 21 tetor 2025 Në ora: 23:07
Kola

Shëndeti i legjendës së Tiranës dhe futbollit shqiptar Agustin Kola ka marrë më të drejtë vëmendjen sportive, por jo vetëm, i cili prej ditësh ndodhet i shtruar në QSUNT dhe në gjendje aspak të mirë.

Për të dhënë më shumë informacione mbi gjendjen shëndetësor të Kolës, ka reaguar në rrjetet sociale gazetari i mirënjohur sportiv në vendin tonë, konkretisht Ervin Baku:

“Fola me Tinin pak më parë...

Lavdi zotit është më mirë, po stabilizohet.

E ka lënë reanimacionin dhe është në dhomë...Zoti t’rujtë legjendë, legjendë me plotë kuptimin e fjalës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat