Kosova në festë - eurogoli shtang Zvicrën e kapitenit Granit Xhaka 

Futboll

Kosova në festë - eurogoli shtang Zvicrën e kapitenit Granit Xhaka 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 nëntor 2025 Në ora: 19:54 Përditësuar në ora: 22:38 më 18.11.2025
Pamje nga ndeshja

 Florent Muslija shënon eurogol

Atmosferë po në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shi po, gola po dhe ndahen në barazim (1:1) kombëtarja e Kosovës dhe Zvicrës, në kuadër të xhiros së fundit (xhiro e 6-të) të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Zvicra feston kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Kosova feston barazimin dhe kalimin në play-off, ku do të kërkojë kualifikimin në muajin mars për Kampionatin Botëror.

Kapiteni Granit Xhaka si zakonisht titullar e Andi Zeqiiri futet në minutën e 69-të.

Kosova - Zvicra 1:1

Stadiumi "Fadil Vokrri:" në Prisbtinë.
Gjyqtar: D. Massa (Italia). 
Shikues: 10.000.

Shënues: Musliu (74') -  Vargas (47').
Kartona të verdhë: Am. Rrahman, Rexhbeçaj.
Kosova: Muriç, Aliti, Am. Rrahmani (I. Krasniqi 72'), Dellova, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha (Zabërgja 62'), Rexhbeçaj, Muslija (Berisha 86'), Asllani (Zhegrova 63') dhe Muriqi (Al. Rrahmani 86').
Zvicra: Kobel, Rodriguez, Akanj, Elvedi, Widmer (Schmidt 75'), Sow (Fassnacht 89'), Aebischer, Xhaka (Sohm 75'), Manzambi, Embolo (Zeqiri 69') e Vargas (Rieder 69').

Në minutën e 6-të, portieri Arijanet Muriç shpëtoi portën! Aebischer doli i vetëm, por goditja e tij ndalet në trupin e portierit tonë.

Në minutën e 37-të, Vedat Muriqi për bukuri asistoi deri të Veldin Hoxha, goditja e këtij të fundit nga rreth 16 metra u prit pa vështirësi nga portieri Kobel.

Pjesa e dytë filloi keq për Kosovën.

Në minutën e 47-të, Sow asistoi deri të Vargas i harruar nga mbrojtja jonë, del i vetmuar dhe me goditje të fortë e në mes të këmbëve të portierit Muriç kaloi në epërsi Zvicrën, 0:1.

Pas 8 minutave (55)’ Manzambi mashtroi një lojtar të Kosovës, goditja e tij nga 3-4 metra u ndal në këmbë e portierit tonë.  

Në minutëb e 74-të Florent Muslija me vetëmohim të pashoq nga rreth 18 metra ka dërguar një projektil, ku portieri Kobel as që kishte gjasa të prekte topin i cili futet në këndin e epërm të majtë, 1:1.

Ndeshje e luftuar deri në fund, barazimi është epilogu real.

Zvicra përfundon në vend të parë me 14 pikë, pasojnë Kosova me 11, Sllovenia 4 dhe Suedia 2 pikë.

Baras

(E plotësuar): - Minuta e fundit!

83’ Lojë e fortë, të dyja kombëtaret e dojnë fitoren.

78’ Atmosferë e bukur.

74’ Florent Muslija me vetëmohim të pashoq nga rreth 18 metra dërgon një projektil, ku portieri Kobel as që kishte gjasa të prekte topin i cili futet në këndin e epërm të majtë, 1:1.

69’ Kosova ka shtuar presionin.

Kosova - Zvicra 1:1

Stadiumi "Fadil Vokrri:" në Prisbtinë.
Gjyqtar: D. Massa (Italia). 
Shikues: 10.000.

Shënues: Musliu (74') -  Vargas (47').
Kartona të verdhë: Am. Rrahmani
Kosova: Muriç, Aliti, Am. Rrahmani (I. Krasniqi 72'), Dellova, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha (Zabërgja 62'), Rexhbeçaj, Muslija (Berisha 86'), Asllani (Zhegrova 63') dhe Muriqi (Al. Rrahmani 86').
Zvicra: Kobel, Rodriguez, Akanj, Elvedi, Widmer (Schmidt 75'), Sow (Fassnacht 89'), Aebischer, Xhaka (Sohm 75'), Manzambi, Embolo (Zeqiri 69') e Vargas (Rieder 69').

64’ Zvicra kërkon golin e radhës. Edon Zhegrova futet në lojë.

60’ Brohoritet Xhaka, Xhaka, Xhaka.

58’ Kosova po tregon lojë shumë më të mirë.

55’  Manzambi mashtron një lojtar të Kosovës, përball portierit tonë, fatmirësisht topi e qëllon në këmbë.  

52’ Kosova po kërkon golin e barazimit.

47’ Sow asistoi deri të Vargas i harruar nga mbrojtja jonë, del i vetmuar dhe me goditje të fortë e në mes të këmbëve të portierit Muriç kalon në epërsi Zvicrën, 0:1.

46’ Pritet një pjesë e dytë edhe më dinamike, më me shumë raste shënimi. Kosova të jetë më ofensive.

46' Fillon pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Zvicra - Kosova 0:0.

Po bie shi vazhdimisht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pjesa e parë u karakterizua me rivalitet të madh, ndërsa Zvicra pati rastin më të mirë në minutën e 6-të përmes futbollistit Aebischer.

43’ Kosova ka tani iniciativën është më konkrete dhe e mban në presion liderin e Grupit B.

40’ Zvicra po ka kujdes të shtuar në mbrojtje, ngase e ndjen rrezikun e Asllanit e Muriqit.

37’  Vedat Muriqi për bukuri asistoi deri të Veldin Hoxha, por goditja e këtij të fundit nga rreth 16 metra u prit pa vështirësi nga portieri Kobel. 

35’ Kosova po tregon mbrojtje të fortë ndaj Zvicrës së kapitenit Granit Xhaka.  

32' Zvicra po e mban në presion Kosovën.

28’ Lojë e fortë.

25’ Kosova nuk po gjen hapësira për të krijuar rast në portën e portierit Kobel.

23’ Zvicra po dominon, më kërkuese dhe po rrezikon në disa raste portën tonë.

20’ Zvicra e kërkon me ngulm golin.

16’ Zvicra më e mirë, më e rrezikshme deri në këto çaste.

13' Kartona tw verdhw: Am. Rrahmani

10’ Zvicra po orvatet të merr iniciativën. 

6’ Portieri Arijanet Muriç shpëton portën! Michel Aebischer doli i vetëm por goditja e tij ndalet në trupin e portierit tonë.

4’ Shi i madh, ndeshje e baraspeshuar.

1' Shi po bie, Kosova - Zvicra, emocione të mëdha  

Gjithçka gati.

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përballja nis në orën 20:45.

Mushica: Ndeshja me Zvicrën test para `play off`

Zvicra është testi kryesor për Kosovën para ndeshjeve të "play off" për Kupën e Botës 2026, sipas analistt të futbollit, Kushtrim Mushica.

I ftuar në emisionin “Dardanët”, në prag të ndeshjes, ai është shprehur se Kosova ka treguar ngritje të madhe në lojë pas humbjes së parë me Zvicrën.

“Duke marrë parasysh ecurinë e mirë të Kombëtares së fundmi, duhet të shpresojmë në një rezultat të mirë sot. Zvicra është e fortë, na mposhti në ndeshjen e parë, por paraqitjet e fundit tregojnë se ajo humbje ka qenë joreale.

Që prej atëherë, Kosova është kthjelluar. Kësaj ndeshjeje duhet t’i qasemi me seriozitet, le të jetë ky testi për sfidat që na presin në 'play-off”, ka thënë Mushica.

Ndërkohë trajneri i futbollit, Malësor Gjonbalaj, e ka theksuar rëndësinë që ka çdo rezultat pozitiv.

“Çdo pikë është e rëndësishme, qoftë edhe për të ruajtur vazhdimësinë taktike.

Çdo fitore ndikon në renditjen tonë në FIFA dhe në pozicionimin nëpër vazo, çka është me rëndësi të madhe për shortet e ardhshme”, është shprehur ai.

Kosova, ka vetëm një skenar 

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përballja nis në orën 20:45.

Zvicra vjen në këtë sfidë si lidere e grupit me trembëdhjetë pikë, ndërsa në përballjen e parë mes dy ekipeve kishte fituar bindshëm me rezultatin 4:0. Për këtë arsye Kosova, që gjendet në vendin e dytë me dhjetë pikë, ka vetëm një skenar që do t’i siguronte kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026: një fitore me rezultat të thellë 6:0.

Çdo rezultat tjetër do ta linte Kosovën në vendin e dytë të grupit, duke e dërguar në Play-Off, ku do të kërkojë kalimin në Botëror përmes ndeshjeve 

Kosova - Zvicra

Kosova: Muriç, Aliti, Am. Rrahmani, Dellova, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbeçaj, Muslija, Asllani dhe Muriqi.
Zvicra: Kobel, Rodriguez, Akanj, Elvedi, Widmer, Sow, Aebischer, Xhaka, Manzambi, Embolo e Varga.

Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë - Zvicër

Kosova mbyll sot rrugëtimin e saj në grupin kualifikues të Botërorit 2026, me një përballje me Zvicrën që ka shijen e hakmarrjes.

Dy skuadrat u ndeshën në startin e eliminatoreve dhe ajo ndeshje përfundoi me shifrat 4-0.

Një diferencë që tashmë thuajse i jep garancinë Zvicrës për vendin e parë në grup, pasi do të duhet një fitore me 6 gola e “Dardanëve” për të bërë mrekullinë e për të siguruar kualifikimin direkt në fazën finale të turneut.

Kosova - Zvicra

Kosova: Muriç, Aliti, Am. Rrahmani, Dellova, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbeçaj, Muslija, Asllani dhe Muriqi.

Zvicra: Kobel, Rodriguez, Akanj, Elvedi, Widmer, Sow, Aebischer, Xhaka, Manzambi, Embolo e Vargas.

Po vijnë minutat drithërues, Kosova dhe Zvicra përcaktohen për titullarët 

Gjithçka është gati për sfidën e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mes Kosovës dhe Zvicrës.

Ndeshja është e vlefshme e xhiros së fundit (e gjashtë) e Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
Kapiteni Granit Xhaka me Zvicrën sfidon Kosovën.

Zvicra kryeson grupin me 13 pikë, e ndjekur nga Kosova me 10, Sllovenia 3 dhe Suedia ka 1 pikë.

Kosova - Zvicra

Kosova: Muriç, Aliti, Am. Rrahmani, Dellova, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbeçaj, Muslija, Asllani dhe Muriqi.
Zvicra: Kobel, Rodriguez, Akanj, Elvedi, Widmer, Sow, Aebischer, Xhaka, Manzambi, Embolo e Vargas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat