Roma zhgënjen në “Olimpico”, Rrahmani me Napolin festojnë  

Futboll

Roma zhgënjen në “Olimpico”, Rrahmani me Napolin festojnë  

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 22:38
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Napolit ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj Romës, në derbin e madh të javës së 13-të të Serie A.

Roma zhgënjeu para shikuese të vet nuk arriti 3 pikë që të kthehet në kreun e tabelës.

Napoli me Amir Rrahmanin luftuan deri në fund ku morën tre pikë të mëdha.

Napolitanët festojnë në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Futbollisti David Neres shënoi në minutën e 36-të për triumfin e Napolit.

Milani kryeson me 28 pikë, pasojnë Napoli 28, Interi 27, Roma 27, Bologna 24, Como 24, Juventusi 23 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat