Real Madridi ka kthyer qetësinë me fitoren në stadiumin “Mendizorrotza”.
Madrilenët shënuan fitore të vështirë ndaj Alavesit me rezultat 2:1.
Një fitore që ia kthen vetëbesimin dhe e ruan hapin për kreun e tabelës.

Një fitore që sado kudo ia qetëson nervat trajneri Xabi Alonsos.
Për Realin shënuan futbollistët Mbappe (24') e Rodrygo (76') dhe për Alavesin Vicente (69')
Pas javës së 16-të në kampionatin spanjoll, Barcelona kryeson me 43 pikë, duke lënë pas Realin me 39, Villarealin 35, Atletico Madridin 34, ndërsa Alaves është në vend të 12-të me 18 pikë.