LIverpooli dështon ndaj ekipit të shqiptarit! Szoboszlai - figura tragjike

Futboll

LIverpooli dështon ndaj ekipit të shqiptarit! Szoboszlai - figura tragjike

Nga: K.G. Më: 17 janar 2026 Në ora: 18:04
Bunrley

Futbollisti hungarez, Szoboszlai, është figura tragjike e Liverpoolit. 

Szoboszlai dështoi nga penalltia në minutën e 32-të. Goditja e tij e fuqishme u ndal nga traversa.

Liverpooli ndahet baras (1:1) me Burnleyn, në takimin e javës së 22-të. 

Për Liverpoolin shënoi Wirtz (42') dhe Edwards (65') për udhëtuesit.

Shqiptari Armando Broja u paraqit titullar për Burnleyn, duke befasuar mikpritësin. Broja u zëvendësua në minutën e 74-të.

Liverpooli e zë vendin e 4-të me 36 pikë e Bunrley të 19-tin me 14 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat