Nagelsmann grumbullon Urbig dhe Karl për miqësoret me Zvicrën dhe Ganën

Futboll

Nagelsmann grumbullon Urbig dhe Karl për miqësoret me Zvicrën dhe Ganën

Më: 19 mars 2026 Në ora: 11:50
Urbig dhe Karl

Gjermania po përgatitet për miqësoret e marsit, të cilat do t’i shërbejnë Julian Nagelsmann për të vendosur grupin e lojtarëve me të cilët do të tentojë triumfin e pestë historik në Botëror.

Edhe pse ende nuk është bërë asgjë zyrtare në listën e të grumbulluarve për takimet me Zvicrën (27 mars) dhe Ganën (30 mars),

Julian Nagelsmann do të ftojë në kombëtare dy talentet e Bayern-it si  Jonas Urbig dhe Lennart Karl.

Në listën që do të bëhet zyrtare ditën e sotme në orën 14:00 nuk pritet emri i Jamal Musiala-s.

Komisari teknik i Gjermanisë ka rënë dakord me drejtuesit e Bayern-it për të mos ftuar numrin dhjetë pasi ky i fundit ka ende nevojë për kohë që të rikuperojë formën fizike pas kohës së gjatë që qëndroi jashtë fushave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat