Bayerni fiton, Wolfsburgu rrezikon rënien nga Bundesliga I

Futboll

Bayerni fiton, Wolfsburgu rrezikon rënien nga Bundesliga I

Nga: K.G. Më: 9 maj 2026 Në ora: 20:23
Bayerni nga Munihu

Bayerni nga Munihu ka arritur fitore në konak të Wolfsburgut, me rezultat 1:0 në takimin e javës së 33-të të Bundesliga I.

Futbollisti Olise shënoi në minutën e 56-të për triumfin e kampionit të ri gjerman.

Wolfsburgu është në zonën e kuqe dhe rrezikon largimin nga Bundesliga I.

Harry Kane i Bayernit dështoi nga penalltia në minutën e 36-të.

Bayerni është në krye të tabelës me 86 pikë e Wolfsburg në vend të 16-të me 26 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat