Kaos në tribunat e shtetit të rajonit, policia ndërhyn! Gjyqtari ndërpret ndeshjen

Futboll

Kaos në tribunat e shtetit të rajonit, policia ndërhyn! Gjyqtari ndërpret ndeshjen

Nga: K.G. Më: 9 maj 2026 Në ora: 22:53
Pamje nga ndeshja

Derbi i madh i futbollit slloven ndërmjet Mariborit dhe Olimpisë së Lubjanës nuk përfundoi në mënyrë të rregullt, pasi sfida në stadiumin ‘Ljudski vrt’ u ndërpre për shkak të incidenteve dhe kaosit në tribuna.

Atmosfera para ndeshjes ishte jashtëzakonisht e tensionuar, ndërsa policia sllovene kishte paralajmëruar masa të shtuara sigurie dhe mbikëqyrje të detajuar me video, për shkak të problemeve të pritshme mes grupeve të tifozëve.

Megjithatë, pavarësisht pranisë së madhe të policisë dhe forcave të sigurisë, situata gjatë derbit doli plotësisht jashtë kontrollit, duke bërë që ndeshja të ndërpritej.

Sipas mediave sllovene, pati përleshje mes tifozëve, ndërsa gjyqtari pas skenave kaotike vendosi ta ndalë takimin për të qetësuar situatën.

Në tribunat e “Ljudski vrt” tensioni ishte i madh që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa rëndësia e derbit në fazën përfundimtare të sezonit shtoi edhe më shumë nervozizmin.

Olimpia kishte udhëtuar në Maribor me synimin për ta komplikuar më tej garën për një vend në garat evropiane, ndërsa vendasit kërkonin ta shpëtonin sezonin katastrofal para tifozëve të tyre.

Pikërisht për shkak të rivalitetit të madh mes dy klubeve më të mëdha sllovene, kjo përballje prej vitesh konsiderohet si një nga derbit më të zjarrtë.

Mediat sllovene raportojnë se pas gjithë këtyre ngjarjeve mund të pasojnë procedura të rënda disiplinore dhe dënime për të dy klubet, veçanërisht për incidentet në tribuna dhe ndërprerjen e ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat