Elbasani ka në dorë fatin e Tiranës, mësoni formacionet zyrtare në javën e fundit

Futboll

Elbasani ka në dorë fatin e Tiranës, mësoni formacionet zyrtare në javën e fundit

Më: 10 maj 2026 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Elbasani përballet me Tiranën në javën e fundit të Abissnet Superiore.

Bardhebluve u bën punë vetëm fitorja, që të mos mendojnë për rezultatet e rivalëve. Skenari më i keq i ditës së sotme, do e dërgonte Tiranën në “play out”.

Transferta në “Elbasan Arena” nis në orën 16:00. Fakt është se Tirana nuk e ka provuar asnjëherë shijen e fitores përballë verdhebluve.

Tirana gëzon gjashtë fitore dhe dy barazime në fazën e katërt, ndërsa Elbasani është tronditur nga dy humbjet me Vorën dhe Bylisin. Formacionet zyrtare janë publikuar nga trajnerët Ivan Gvozdenoviç dhe Orges Shehi.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Totoshi; Olberkis, Loukili, Lajthia, Abas, Kasa, Manellari, Ze Gomesh, Musta, Boje, Lila

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

TIRANA: Bekaj; Vera, Ndong, Mysloviç, Rafa, Alvarez, Haxhiu, Halili, Tabeku, Kreshiç, Mehmeti

Trajner: Orges Shehi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat