Ismet Munishi motivon Dukagjinin para finales së Kupës së Kosovës

Futboll

Ismet Munishi motivon Dukagjinin para finales së Kupës së Kosovës

Më: 20 maj 2026 Në ora: 20:59
Munishi

Na ndan dhe një ditë nga finalja e Kupës së Kosovës.

Dy skuadrat, Dukagjini dhe Ferizaji po luftojnë për një vend në garat evropiane.

Para finales ish-trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi bëri një status ku motivoi ish-skuadrën e tij para finales së madhe.

“Finalen nuk e luan vetëm një ekip.

Finalen luan një ide, një rrugëtim, një krenari që u ndërtua me sakrificë, djersë dhe besim. KF Dukagjini nuk është rastësi.

Është karakter, është zemër, është familje. Finalet nuk fitohen vetëm me këmbë…fitohen me guxim, disiplinë dhe shpirt luftëtari.

Dilni në fushë dhe luani për stemën, për qytetin, për njerëzit që besuan kur askush nuk besonte.Historia i kujton vetëm ata që patën zemër të madhe në momentet e mëdha.Jam tepër krenar që punova me juve Luanat e vërtet!”, ishin fjalët e Munishit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat