Kujt po i pengon klubi i futbollit Shkëndija e Tetovës?
E turpshme është se si sonte mediumet maqedonase i vërsulen klubit më të suksesshëm Shkëndijës së Tetovës, e cila ka arritur në play-off të Conference League.
Asnjë klub në Maqedoni nuk ka arritur rezultate si Shkëndija, ndërsa sonte disa media maqedonase kërkojnë me këmbëngulje që të dënohet rëndë Shkëndija me demek se kanë refuzuar medaljet pas ndeshjes finale të Kupës së Maqedonisë.
Shkëndija dhe shqiptarët e ngritën futbollin në Maqedoni, sepse pa shqiptarë sot nuk do të kishin reputacionin në garat ndërkombëtare.
Sonte pamë sulme skandaloze nga mediat maqedonase ndaj klubit më të mirë siç është Shkëndija.
Mos harroni se falë kësaj skuadre Maqedonia qëndron mirë me koeficient në UEFA. “Shkëndijën e pret dënim rigoroz nga FFM – heqje pikësh, pezullim dhe gjobë e lartë financiare!:, shkrim skandaloz nga media maqedonase “Sport1”.
“FFM pritet të shqiptojë dënime të rënda për ekipin dhe drejtuesit e Shkëndija pas refuzimit për t’i pranuar medaljet e Kupës, si dhe për sjelljen e tifozëve të saj para dhe gjatë finales me Sileksin, të cilën skuadra nga Kratova e fitoi me rezultat 1:0.
Mësohet se qysh sonte, nga organet kompetente të FFM-së, do të iniciohet procedurë disiplinore për sjelljen joprofesionale të tetovarëve, të cilët nuk i pranuan medaljet me urdhër të drejtuesve të klubit.
Sipas rregulloreve të Federatës, dënimet e parapara për një sjellje të tillë përfshijnë pezullimin e të gjithë lojtarëve dhe zyrtarëve të klubit, deri te heqja e pikëve.
Përveç kësaj, Shkëndija pritet të dënohet rëndë edhe financiarisht, pasi tifozët e saj fishkëllyen himnin maqedonas para fillimit të ndeshjes, ndërsa gjatë takimit pati thirrje nacionaliste dhe përdorim të mjeteve piroteknike.
Përveç këtyre thirrjeve, gjatë ndeshjes me sharje dhe kore fyese u ofendua edhe familja e presidentit të FFM-së, Masar Omeragiq.
Kjo nuk është hera e parë që Shkëndija përfshihet në incidente të tilla, por sipas raportimeve, FFM këtë herë është e vendosur të ndëshkojë në mënyrën më të ashpër të gjithë të përfshirët për ngjarjet që ndodhën në arenën e Shkupit”, është shkrimi skandaloz nga ky medium.
Nga ana tjtër në media tjetër maqedonas me shkrim skandaloz, “Makfudbal”.
“Shkëndija për shkak të skandalit duhet të mbetet pa Evropë! Në dënime të mos harrohet edhe Bashkimi!
Një skandal i paparë nga Shkëndija, e cila duket si një klub krejtësisht tjetër kur humbet trofetë.
Nëse sezonin e kaluar arriti te titulli kampion dhe bëri shumë edhe në paraqitjet evropiane, klubi tetovar tani po tregon një fytyrë tjetër, duke shkaktuar probleme dhe duke mos treguar aspak respekt ndaj FFM-së, ku është anëtare dhe përmes së cilës garon në kupat e UEFA-s.
Për më tepër, pati edhe fyerje direkte ndaj presidentit të FFM-së, Masar Omeragiq, dhe familjes së tij, gjë që tregon qartë synimin për përplasje me FFM-në dhe njeriun e parë të futbollit maqedonas.
Futbollistët e Shkëndijës, kinse me “urdhër” nga drejtuesit e klubit, e sigurisht edhe me insistimin e tifozëve që më herët shpalosën një koreografi skandaloze dhe fishkëllyen himnin maqedonas, nuk dolën për t’i marrë medaljet e argjendta nga FFM-ja, të dedikuara për ekipin humbës në Kupën e Maqedonisë.
Ky është një precedent i paparë dhe për herë të parë ndodh në futbollin maqedonas, ndaj pritet që të pasojë një dënim i ashpër.Ndoshta zgjidhja më e mirë do të ishte që Shkëndija të pezullohet nga pjesëmarrja në kualifikimet e UEFA Europa Conference League, pra t’i hiqet e drejta për Evropë dhe të bjerë në një pozitë që nuk siguron dalje ndërkombëtare.
Kjo si shembull se si nuk duhet dhe nuk guxon të sillet një klub maqedonas në garat nën ombrellën e FFM-së.
Kur bëhet fjalë për heqje pikësh dhe dënime, pritet masë edhe ndaj KF Bashkimi, klubit që nga FFM-ja u potencua si subjekt i përfshirë në kurdisje ndeshjesh, në lidhje me bastet e vendosura nëpër bastore në Evropë dhe botë. Bashkimi po ashtu duhet të marrë dënimin e merituar dhe sezonin e ardhshëm të mos garojë në elitë” – shkrim skandaloz nga “makfudbal”.