Antonio Conte zyrtarisht e mbyll me Napolin: E vendosa 1 muaj më parë…

Futboll

Antonio Conte zyrtarisht e mbyll me Napolin: E vendosa 1 muaj më parë…

Më: 24 maj 2026 Në ora: 23:30
Antonio Conte

Antonio Conte ka njoftuar zyrtarisht largimin e tij nga Napoli.

Pasi përshëndeti publikun në stadiumin “Maradona” pas fitores 1-0 ndaj Udineses, trajneri doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Aurelio De Laurentis.

Trajneri shpjegoi: “Një muaj më parë telefonova presidentin dhe nuk kërkova asgjë.

As për projektin dhe as për zvogëlimin e objektivave.

E kuptova se rrugëtimi im këtu po shkonte drejt fundit. Nuk më interesonte asgjë tjetër, e mora këtë vendim.

Kur gjërat nuk mund t’i ndryshoj, arrij në një vendim.

Presidenti më tha: ‘Nëse ndryshon mendje, deri në ditën e fundit jam në dispozicion”, përfundoi Konte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat