Futbollisti i Kombëtares shqiptare zgjidhet lojtari i ndeshjes

Futboll

Futbollisti i Kombëtares shqiptare zgjidhet lojtari i ndeshjes

Më: 1 gusht 2026 Në ora: 20:34
Nazmi Gripshi

Rubin Kazani triumfoi me rezultatin 1 :2 ndaj Akron Togliatit në duelin e vlefshëm për javën e dytë të elitës së futbollit rus.

Rrugën e rrjetës në këtë përballje e gjeti sulmuesi Mirlind Daku, i cili dyfishoi shifrat në minutën e 19-të, ndërkohë që performancë të shkëlqyer zhvilloi edhe Nazmi Gripshi, i cili u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes.

Të dy futbollistët e Kombëtares e nisën duelin si titullarë, ndërkohë që Gripshi u zëvendësua në minutën e 72-të.

29-vjeçari regjistroi statistika mjaft pozitive, duke e merituar plotësisht çmimin e lojtarit të ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat