Goretzka prezantohet te klubi që ka fituar Champions-in dhe 7 herë Premier League

Futboll

Goretzka prezantohet te klubi që ka fituar Champions-in dhe 7 herë Premier League

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 17:46
Leon Goretzka

Leon Goretzka është futbollisti më i ri i Aston Villës.

Mesfushori 31-vjeçar vendosi që të largohej nga Bayern Munich si lojtar i lirë, për të nisur një aventurë të re në Premier League angleze.

Me klubin e ri, gjermani ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Emri i tij doli edhe në klube si Milan dhe Juventus, por dy ekipet italiane i penalizoi mospjesëmarrja në Champions League.

Kujtojmë se Goretzka e ka nisur karrierën e tij me Bochum.

Më vonë, 31-vjeçari është aktivizuar edhe me Schalke 04, ndërsa “pikun” e pati me fanellën bavareze, me të cilët fitoi gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat