Tottenham është në krizë të thellë, De Zerbi i fërshëllyer shpërthen

Futboll

Tottenham është në krizë të thellë, De Zerbi i fërshëllyer shpërthen

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 12:31
Roberto De Zerbi

I mbytur nga fërshëllimat, fillimi i sezonit për Tottenhamin e Roberto De Zerbit është një makth i vërtetë; vetëm 2 pikë të grumbulluara në 5 ndeshjet e para të kampionatit dhe tani janë 3 javë pushime nga pauza e ndeshjeve të kombëtareve ku do të ketë procese.

Edhe këtë fundjavë skuadra e Hotspurs u mund, këtë radhë nga Aston Villa.

Një humbje që tërboi tifozët, por akoma më shumë vetë trajnerin. “Nuk mund të humbasim ndeshje në këtë mënyrë”-u shpreh trajneri italian.

Më pas De Zerbi bëri analizën e sfidës. “Jam shumë i zhgënjyer, i trishtuar dhe i frustruar për paraqitjen e skuadrës.

Nuk mund të humbasim sfidën në këtë mënyrë, nuk mund të pësojmë golin e dytë kështu, nuk mund të humbasim ekuilibrin vetëm sepse jemi në disavantazh.

Fola me të 4 sulmuesit tanë në minutën e 51, iu kërkova të vënë trurin në punë; gjatë gjithë pjesës së dytë iu thashë të ruanin qetësinë, por goli i dytë ishte i pabesueshëm”, shtoi De Zerbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat