Skuadra e trajnerit Besnik Hasi Amedsporit ka shënuar fitore 3:2 ndaj Besiktasit në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superligë.
Golat për skuadrën vendase i shënoi: Orban, Sabah dhe Soyalp.
Kurse për Besiktasin i shënuan: sulmuesi serb, Vlahoviq dhe Kokcu nga penalltia.
Me këtë fitore, Amedspori bëhet lider i Superligës me 13 pikë, aq sa ka edhe Galatasaray (13).
Tek Amedspori ndeshjen e kompletuan dy futbollistët nga Kosova, Ermal Krasniqi dhe Lumbardh Dellova.
Ndërsa te Beshiktashi në lojë në minutën e 71-të u inkuadrua Milot Rashica.