Kosova pa Vedat Muriqin, kështu përfundon ndeshja me Izraelin

Futboll

Kosova pa Vedat Muriqin, kështu përfundon ndeshja me Izraelin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 tetor 2026 Në ora: 19:51 Përditësuar në ora: 22:38 më 01.10.2026
Pamje nga ndeshja

Kosova barazon

Kosova dhe Izraelin ndahen baras (0:0) në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit 3 të Ligës B të Kombeve në futboll.

Nga një pikë për secilën kombëtare.

Austria kryeson me 7 pikë, pasojnë Kosova me 4, Irlanda 4 dhe Izraeli me një pikë.

Izraeli - Kosova 0:0
Stadiumi "Nagyerdei", Debrecen.
Shikues: 1.000.
Gjyqtar: R. M. Petrescu (Rumania). 
Shënues:
Kartona të verdhë:   
Izraeli: Tzur, Khalaili (Dasa 78'), Shlomo, Nachmias, Stoinov, Peretz (Kanichowsky 78'), Azoulay (Gloukh 73'), Peretz, Solomon, Abada (Feingold 69') dhe Baribo (Turgeman 69').

Kosova: Shaipi, Vojvoda, I. Krasniqi, Dellova, Avdyli (Gallapeni 59'), E. Krasniqi, Matoshi (Zhegrova 77'), Kaçuri (Avdullahu 60'), Jashari (Hoxha 59'), Rrahmani (Rashica 69') dhe Asllani.

ë minutën e 31-të, Abada del ballë për ballë me portierin Amir Shaipi, por ky i fundit del më i suksesshëm dhe shpëton Kosovën.

Pas pesë minutave (36') Dellova dërgon goditje të fortë nga rreth 20 metra dhe mezi e ndali portieri izraelit Tzur. Portieri izraelit e grushton topin dhe shpëtoi portën.
në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, Muharrem Jashari godet rrezikshëm ulët nga skaji i zonës, por Assaf Tzur reagon mirë dhe ndal topin që po shkonte drejt qendrës së portës. 

Në minutën e 55-të, Dor Peretz pranon një harkim të saktë në zonë, kontrollon topin dhe godet fort drejt qendrës së portës, por Amir Shaipi bën një pritje fantastike dhe shpëton Kosovën!

Në minutën e 74-të Valmir Matoshi lëshon një mundësi të artë, por goditja e tij shkon jashtë, pranë shtyllës së majtë. 

Në minutën e 90+1 Veldin Hoxha godet nga rreth 17 metra, por nuk arrin të shënojë. Për fat të keq të tij, topi shkon jashtë portës, pranë shtyllës së majtë.

Kosova synon fitore në Grupin 3

(E plotësuar) -  91' Veldin Hoxha godet, por nuk arrin të shënojë. Për fat të keq të tij, topi shkon jashtë portës, pranë shtyllës së majtë.

88' Edon Zhegrova godet bukur por topi devijohet në korrne.

87' Ndeshja po shkon drejt fundit.

Izraeli - Kosova 0:0
Stadiumi "Nagyerdei", Debrecen.
Shikues: 1.000.
Gjyqtar: R. M. Petrescu (Rumania). 
Shënues:
Kartona të verdhë:   
Izraeli: Tzur, Khalaili (Dasa 78'), Shlomo, Nachmias, Stoinov, Peretz (Kanichowsky 78'), Azoulay (Gloukh 73'), Peretz, Solomon, Abada (Feingold 69') dhe Baribo (Turgeman 69').

Kosova: Shaipi, Vojvoda, I. Krasniqi, Dellova, Avdyli (Gallapeni 59'), E. Krasniqi, Matoshi (Zhegrova 77'), Kaçuri (Avdullahu 60'), Jashari (Hoxha 59'), Rrahmani (Rashica 69') dhe Asllani.

82' Kosova me Edon Zhegrovën kërkon golin.

80' Lojë e mirë, por nuk ka gola ende.

76' A do të kemi gol?

74' Valmir Matoshi lëshon një mundësi të artë, por goditja e tij shkon jashtë, pranë shtyllës së majtë.

72' Lojë e hapur, Kosova ka presionin e rezultatit.

69' Lojë me presion.

67' Lojë e hapur.

61' Kosova kërkon golin.

58' Lojë e mirë e Izraelit.

55' Dor Peretz pranon një harkim të saktë në zonë, kontrollon topin dhe godet fort drejt qendrës së portës, por Amir Shaipi bën një pritje fantastike dhe shpëton Kosovën!

54' Muharrem Jashari godet rrezikshëm ulët nga skaji i zonës, por Assaf Tzur reagon mirë dhe ndal topin që po shkonte drejt qendrës së portës.

53' Ermal Krasniqi harkon bukur në zonën e rreptësisë, por njëri nga mbrojtësit kundërshtarë largon topin.

52' Nikita Stoinov reagon mirë dhe tregohet i vëmendshëm në zonë, duke e kapur topin pas goditjes nga këndi. Megjithatë, goditja e tij shkon ngushtë pranë shtyllës së djathtë.

48' Ndeshje e mirë, Kosova nuk po gjen hapësirë për gol.

46' Lojë e mirë.

Përfundon pjesa e parë.

44' Edhe me tej 0:0.

41' Po vijnë minutat e fundit të pjesës së parë.

39’ Lumbardh Dellova sonte paraqitet për herë të 26 në petkun e kombëtares së Kosovës.

36' Dellova dërgon një goditje të fortë nga rreth 20 metra, por portieri izraelit Tzur mezi e ndal. Ai grushton topin dhe shpëton portën.

34’ Izraelitët herë pas here të rrezikshëm, por portieri Amir Shaipi është i sigurtë në portë.

31’ Abada del ballë për ballë me portierin Shaipi, por ky i fundit del më i suksesshëm dhe shpëton Kosovën.

29’ Kosova po e kontrollon lojën, prore e rrezikshme.

26' Ndeshje e luftuar, ndërsa Kosova përmes Rrahmanit mbetet gjithmonë e rrezikshme për rivalin.

22' Kosova ka shtuar presionin në drejtim të portës së Izraelit.

20' Lojë me ritëm! Të dyja kombëtaret synojnë golin.

17' Kosova po afrohet te 16-shi, por jo dhe këtu vijnë te rasti ideal.

14' Lojë me nerva nga të dyja palët.

11' Kosova po duket më energjike dhe tentojë përmes Avdylit por pa sukses.

9' Iniciativa është e Kosovës.

7' Si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër po shikojnë ndonjë kundërzbritje.5' Lojë e nivelizuar.

3' Kosova po luan me kujdes.

1' Fillon ndeshja. 

Kosova synon fitore në Grupin 3 të Ligës B të Kombeve në futboll.

Dardanët luajnë në udhëtim në Debrecen të Hungarisë, ku përballen me Izraelin në ndeshjen e  xhiros së tretë.

Kosovës i bën punë vetëm fitorja

Kosova do të masë forcat me Izraelin prej orës 20:45.

Sfida vlen për raundin e tretë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.

Kosovës i bën punë vetëm fitorja, për të shpresuar te një hap fals i Austrisë kryesuese.

Transferta me Izraelin ndërkohë do të luhet në Izrael.

Formacionet zyrtare janë publikuar. Trajneri Foda ka shuar dilemat ku bien në sy mungesat e rëndësishme si Muriqi dhe Hajdari.

Izraeli - Kosova
Stadiumi "Nagyerdei", Debrecen.
Shikues: 
Gjyqtar: R. M. Petrescu (Rumania). 
Shënues:
Kartona të verdhë:   
Izraeli: Tzur, Khalaili, Shlomo, Nachmias, Stoinov, Peretz, Azoulay, Peretz, Solomon, Abada dhe Baribo.

Kosova: Shaipi, Vojvoda, I. Krasniqi, Dellova, Avdyli, E. Krasniqi, Matoshi, Kaçuri,  Jashari, Rrahmani dhe Asllani.

Mungesa e madhe te “Dardanët”

Ndërsa na ndajnë edhe disa minuta nga nisja e ndeshjes Izrael – Kosovë, e vlefshme për Ligën B në Ligën e Kombeve, janë publikuar formacionet zyrtare.

Ajo çka bie në sy në qasjen e trajnerit Franco Foda, përkon me 7 ndryshime në formacionin bazë, krahas sfidës së humbur 3:1 ndaj Austrisë para disa ditësh.

Mungesa e madhe te “Dardanët” përkon me goladorin Vedat Muriqi.

Jo vetëm që nuk është në 11-shen, por as në stolin e rezervave. Gjithçka ka të bëjë me lëndim muskulor gjatë stërvitjes para ndeshjes.

Me shumë gjasa, Muriqi e ka mbyllur me Kosovën për këto ndeshje në Ligën e Kombeve.

Kosova me shumë ndryshime në formacion

Kosova me shumë ndryshime në formacion!

Kosova do të luajë sonte ndeshjen e tretë në grup në Ligën B, në Ligën e Kombeve. Dardanët do të përballen me Izraelin jashtë fushe. Kosova vjen pas humbjes 3-1 ndaj Austrisë, Izraelit pas humbjes në shtëpi 0-3 ndaj Irlandës.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të bëjë shumë ndryshime në formacionin e sotëm titullar, ku bie në sy lënia në stol e Vedat Muriqit.

Po ashtu Edon Zhegrova e nis nga stoli.

Kosova: Shaipi; Avdyli, Devolla, Krasniqi, Vojvoda; Jashari, Kacuri, Matoshi, Ermal Krasniqi; Asllani, Rrahmani

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Izrael – Kosovë!

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Izrael – Kosovë!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e tretë në Ligën e Kombeve.

Kosova ka tri pikë dhe e ka mundësinë e fundit për të luftuar për vendin e parë.

Në anën tjetër, Izraeli ka dy humbje në dy ndeshjet e para.

Ky është formacioni zyrtar i Kosovës! Mungon sulmuesi kryesor

Kosova është gati për përballjen me Izraelin e cila fillon në orën 20:45.

Kosova do të startojë pa sulmuesin kryesor Vedat Muriqin.

Muriqi nuk do të aktivizohet nga minuta e parë. 

Dyshja e sulmit përbëhet nga Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani.

Jo vetëm Muriqi, do të mungojë në përbërjen e parë edhe Leon Avdullahu, Dion Gallapeni dhe portieri Aro Muriç.

Kosova: Shaipi, Vojvoda, I. Krasniqi, Dellova, Avdyli, E. Krasniqi, Matoshi, Kaçuri,  Jashari, Rrahmani dhe Asllani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat