Selektori i Izraelit befason me deklaratë për rezultatin me Kosovën

Futboll

Selektori i Izraelit befason me deklaratë për rezultatin me Kosovën

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 23:39
Ran Ben Simon

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit u ndanë baras në Debrecen të Hungarisë.

Kjo ndeshje u mbyll pa gola dhe i takoi xhiros së tretë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Pas barazimit pa gola, ka reaguar edhe selektori i Izraelit Ran Ben Simon.

Ai është i kënaqur me pikën e fituar, teksa thotë se grupi është ende i hapur.

“Ne kishim nevojë të fitonim një pikë dhe lojtarët bënë ndeshje të madhe.

Është dashur të punojmë fort, por i kam parë katër shanse 100 për qind për të shënuar, por nuk ia arritëm.

Grupi ende është i hapur dhe ende ka për çfarë të luajmë.

Kam parë karakter tek ekipi.

Nuk ka justifikime, por duhet të shfaqemi dhe ta bëjmë më të mirën”, tha ai.

Pas kësaj ndeshjeje, Kosova ka katër pikë nga tri ndeshje, teksa Izraeli e ka vetëm një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat