​Bayerni pa kapitenin Neuer në përballjen me Vikingun

Futboll

​Bayerni pa kapitenin Neuer në përballjen me Vikingun

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 10:44
Fotoilustrim

Bayern Munichdo të jetë pa kapitenin Manuel Neuer në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Viking, pasi portieri gjerman ka pësuar një shqetësim në këmbë. Në mungesë të tij, trajneri Vincent Kompany pritet t’i besojë portierit të ri Jonas Urbig.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Kompany në konferencën për media para ndeshjes, duke bërë të ditur se Neuer nuk ka arritur të marrë pjesë në stërvitjet e fundit pas barazimit 2-2 ndaj Augsburgut në Bundesligë.

“Manuel nuk mund të stërvitet sot. Ka ndier diçka në këmbë. Kjo e përgjigjet shpejt pyetjen se kush do të jetë në portë nesër. Pas ndeshjes me Augsburgun dëgjuam se kishte ndier diçka. Nuk e dimë sa do të zgjasë, por meqë nuk mundi të stërvitej as dje dhe as sot, nuk ka kuptim të marrim rreziqe të panevojshme”, deklaroi Kompany, sipas mediumit gjerman Kicker.

Trajneri belg theksoi se klubi nuk dëshiron të rrezikojë përkeqësimin e gjendjes së portierit 40-vjeçar, duke shtuar se rikthimi i tij do të varet nga mënyra se si do të ndihet në ditët në vijim.

“Kur ndien diçka dhe gjendja nuk përmirësohet, në një moment e kupton se duhet të ndërmarrësh diçka. Nuk do të rrezikojmë nëse ai nuk ndihet plotësisht i gatshëm”, shtoi tekniku i Bayernit.

Mungesa e Neuerit vjen pas kritikave të marra për paraqitjen ndaj Augsburgut, ku Bayerni barazoi 2-2. Megjithatë, Kompany bëri të qartë se vendimi për ta lënë jashtë lidhet me gjendjen e tij fizike dhe me dëshirën për të shmangur çdo rrezik të panevojshëm.

Në vend të tij, në portë pritet të paraqitet Jonas Urbig, i cili po fiton gjithnjë e më shumë besimin e stafit teknik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat