Shkaku i protestave në Tiranë, tifozët e Partizanit marrin vendimin që nuk pritej

Futboll

Shkaku i protestave në Tiranë, tifozët e Partizanit marrin vendimin që nuk pritej

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 11:37
Shikuesit

Shkaku i protestave në Tiranë, tifozët e Partizanit marrin vendimin që nuk pritej pak orë para ndeshjes me Skënderbeun!

Partizanit i ndodh e papritura pak orë para ndeshjes me Skënderbeun, takim i vlefshëm për javën e 8-të të “Abissnet Superiore” e cila do të luhet në stadiumin e Vorës, prej orës 13:30.

Përmes një postimi në Facebook, tifozët e këtij klubi, “Ultras Guerrils”, kanë marrë vendimin për të mos qenë prezent në stadium në ndeshjet e ardhshme, përfshi këtu dhe këtë që luhet në Vorë me korçarët. Kjo edhe për shkak të protestave që prej ditësh po “gëlojnë” në kryeqytet.

Sa i përket Partizanit, vetëm fitorja i nxjerr nga kriza dhe në rast dështimi, gjithçka do të bëhej akoma dhe më “malore” për ambiciet e “Demave” këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat