Golëada në Gostivar dhe dramë në fund, Arsimi humn në minutën e fundit

Futboll

Golëada në Gostivar dhe dramë në fund, Arsimi humn në minutën e fundit

Më: 25 tetor 2026 Në ora: 14:34
Pamje nga ndeshja

Arsimi – Bregalnica 3:4 është rezultati i ndeshjes së sotme të javës së 11-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante, që dhuroi spektakël për tifozët dhe ishte ndër përballjet më emocionuese të pjesës së deritanishme të sezonit.

Në fund, fitoren e madhe për mysafirët nga Bregal;nica e siguroi Natanielli, i cili shënoi në minutën 90+2, duke vulosur rezultatin 3:4.

Arsimi kaloi fillimisht në epërsi 1:0, por Bregallnica reagoi fuqishëm dhe përmbysi rezultatin në 1:3.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin në 3:3, përpara se goli vendimtar në minutat shtesë t'ua prishte festën.

Vlen të veçohet edhe goli i jashtëzakonshëm i Ramadanit në minutën e 64-t, një realizim mjeshtëror që solli barazimin 3:3.

Në fillim të ndeshjes, Arsimi rrezikoi përmes Alitit, por portieri mysafir Filevski reagoi shkëlqyeshëm.

Në minutën e 22-të, Kaba Jakupi shënoi për 1:0 dhe i dha epërsinë Arsimit. Megjithatë, Bregallnica nuk u dorëzua dhe filloi të luante më mirë, duke e kthyer rezultatin brenda pjesës së parë.

Sipas mediumit maqedonas “SportSport”., Kocev barazoi në minutën e 31-të për 1:1, ndërsa Gligorov shënoi në minutën e 40-t për 1:2. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Pjesa e dytë solli edhe më shumë emocione. Fillimisht, Maksimov pati një rast të pastër për gol, por nuk arriti ta konkretizonte mundësinë për 1:3.

Megjithatë, Velkoski shënoi në minutën e 52-të, duke e çuar rezultatin në 1:3 dhe duke ia shtuar epërsinë Bregalnicës.

Ky gol i detyroi vendasit të hidhen me të gjitha forcat në sulm. Reagimi i tyre ishte i shpejtë: brenda vetëm pesë minutash, Arsimi arriti të barazonte rezultatin.

Fillimisht, Goni u tregua i shkathët para portës së mysafirëve dhe ngushtoi epërsinë, ndërsa më pas Ramadani realizoi një gol spektakolar për 3:3.

Por emocionet nuk përfunduan aty. Në minutën e 70-të, Gaje pati një mundësi të artë për ta përmbysur rezultatin. Portieri i Bregallnicës, Filevski, gaboi, por fati ishte në anën e mysafirëve dhe Arsimi nuk arriti të shënonte golin e katërt.

Më pas, të dyja skuadrat krijuan raste të rrezikshme, kryesisht përmes kundërsulmeve. Goli i shtatë i kësaj ndeshjeje të çmendur dukej se mund të vinte në çdo moment.

Në minutën 90+2, Natanielli shënoi golin vendimtar për rezultatin 3:4, duke i dhuruar Bregallnicës një fitore të madhe dhe jashtëzakonisht të vlefshme.

Pas javës së 11-të Bregallnica e zë vendin e 7-të me 13 pikë, ka një pikë më shumë se Arsimi që ndodhet një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat